Rreziku nga Shemi ende s’ka përfunduar, kërcënon publikisht Elvana Gjatën

news
Advertisement

“Atë Elvana Gjaten kur ta zë diku ia tregoj qefin asaj”, kështu e kërcënoi live Shemi i “Ilirëve” këngëtarën Elvana Gjala.
Vokalisti i grupit “Ilirët” po vazhdon të jetë i përfolur për gjithë ngjarjen që ndodhi në “Sunny Hill”. Ai tentoi të këndoi në skenën e këtij festivali këngën “Mora fjalë”, por që nuk ka qenë i ftuar. Akuza të rënda hodhi kundrejt Dukagjin Lipës e Përparim Ramës, por jo vetëm kaq.

Advertisement

Në intervistën e gjatë dhënë emisionit “Era Verë” në T7, këngëtari nuk u kursye aspak edhe ndaj Elvana Gjatës. Madje, ai e kërcënoi publikisht atë. “Unë di mu ba edhe i keq”, tha pos tjerash ai duke e kritikuar këngëtaren se as që e dinte tekstin e këngës që e këndoi në festival.

“atë Elvana Gjatën kur ta zë dikun ia tregoj qefin asaj. Di me u bo edhe i keq unë”.
A është lloj kërcënimi ky e pyet gazetari.
“Po. Mundet me qenë edhe këercënim. Sepse ajo e ka ditë ngjarjen dhe e ka bërë me qëllim. Si guxon me dal me bo hajgare me herojnt e kombit, se din as tekstin. Dukagjin Lipa e ka detyru me zor Elvana Gjatën me këndu”, deklaron Shemi.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *