Rusia kërkon heqjen e sanksioneve nëse Evropa dëshiron gaz

news
Advertisement

Dërgesat e gazit rus në Evropë përmes gazsjellësit “Rrjedha Veriore 1” nuk do të vazhdojnë me kapacitet të plotë derisa “Perëndimi kolektiv” të heqë sanksionet kundër Moskës për për shkak të invadimit të saj në Ukrainë, publikoi Kremlini, shkruan “Fajneshëll tajms”.

Advertisement

Dmitri Peskovi, zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putinit, i fajësoi sanksionet nga Bashkimi Evropian, Britania dhe Kanadaja për mossuksesin e Rusisë të dorëzojë gaz përmes gazsjellësit kyç që këtë prodhim energjetik e sjell në Gjermani nga Shën Petersburgu përmes Detit Baltik.

“Problemet me dërgesën e gazit u shkaktuan nga sanksionet që i vendosën vendet perëndimore ndaj vendit tonë dhe disa kompanive”, tha Peskovi.

“Nuk ka arsye të tjera të cilat do të shkaktonin probleme me dërgesat.

Komentet nga zëdhënësi i Putinit ishin një kërkesë më e hapur e Kremlinit deri më tani për BE-në që t’i heqë sanksionet nëse dëshiron që Rusia të vazhdojë furnizimin me gaz në kontinent.

Gazsjellëse të tjera

“Gazprom”-i, monopoli shtetëror i gazit i Rusisë, publikoi të premten vonë se do t’i ndalojë dërgesat përmes “Rrjedhjes Veriore 1” për shkak të problemeve teknike, për të cilat i akuzoi për problemet me riparimet e turbinave të prodhimit gjerman në Kanada.

Qeveria gjermane dhe BE-ja e hodhën poshtë këtë justifikim teknik, shkruan FT.

“Është e rëndësishme të mbahet mend se nuk ekziston vetëm një gazsjellës nga Rusia në Evropë. Nëse ka problem teknik që e vështirëson dërgimin në Rrjedhën Veriore 1, atëherë ekziston mundësia, nëse ka vullnet, të dërgohet gaz përmes gazsjellësve të tjerë. Tani nuk e shohim këtë”, tha Tim Mekfi, zëdhënës i Komisionit Evropian të Energjisë.

Rusia ende e furnizon Evropën me gaz përmes gazsjellëse të kohës së BRSS-së që kalojnë përmes Ukrainës, të cilat janë ende të hapura edhe krahas invadimit, si dhe përmes gazsjellësit Rrjedha Jugore përmes Turqisë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.