Sali Berisha për Abazoviqin: U shkarkua me të drejtë

news
Advertisement

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pasi Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, u rrëzua nga pushteti mbrëmë, Sipas Berishës, ai u shkarkua me të drejtë nga Parlamenti.
Berisha shkroi se Abazoviq kishte shënuar histori, duke shtuar se pas Mark Milanit, ai ishte personaliteti i dytë më i rëndësishëm dhe kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi.

Advertisement

Ish-kryeministri e përshkroi Abazoviqin si person energjik dhe proeuropian, por, gabimi i tij ishte fatal.

““Miq, Dritan Abazoviç bëri histori. Pas Mark Milanit gjeneralit, vojvodës së Malit të Zi me origjinë shqiptare të mirënjohur për betejat e tij kundër shqiptarëve dhe kujtimet e tij pro-shqiptare, Abazoviç është personaliteti i dytë më i rëndësishëm dhe kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi. I ri, energjik pro-europian e kam pritur mirë emërimin e tij në atë post. Por mjerisht Dritanit në detyrë siç thotë populli ynë një fjalë i peshoi bishti (viçi) më rëndë se koka. Në një gabim fatal firmosi një marrëveshje me Kishën raciste të Serbisë në kundërshtim flagrant me interesat, pavarësinë e Malit të Zi dhe interesin e shqiptarëve në vendin fqinj, marrëveshje që nuk e firmosi as paraardhësi i tij serb”, ka shkruar Berisha.

Kuvendi i Malit të Zi, pas 12 orësh diskutim, ka votuar mosbesimin ndaj Qeverisë së Dritan Abazoviqit.

Me 50 vota për dhe një kundër, qeveria u rrëzua nga pushteti, duke ditur se për rrëzimin e qeverisë nevojiteshin të paktën 41 vota të deputetëve

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.