SHBA-të reagojnë ndaj bllokimit të pikave kufitare të Shqipërisë, nga hakerët iranianë

news
Advertisement

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pasi hakerat iranianë sulmuan sistemin TIMS në Shqipëri.

Advertisement

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Këshilli i Sigurisë Kombëtare në SHBA ka dënuar sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë.

Ndër të tjera, theksohet se SHBA-të do të mbështesin Shqipërinë për të rikthyer në punë sistemet e sulmuara nga hakerat dhe për të hetuar në lidhje me këtë ngjarje.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria e SHBA po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të hetuar dhe për t’u rimëkëmbur”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.