Shirat mbushin liqenin për herë të parë në 28 vjet

news
Advertisement

Fotot para dhe pas të një liqeni në Australi tregojnë ndryshimin që ai ka pësuar në periudhën e thatësirës dhe më pas të përmbytjes vite më vonë.

Advertisement

Liqeni Eildon, në Viktoria ishte thuajse i tharë 15 vite më parë, gjatë thatësirave të tmerrshme të 2007. Më pas, ai ishte i mbushur në 5.3% të kapacitetit, një shifër shumë e ulët. Por tani situata është krejt ndryshe dhe limiti ka arritur në 100.4%, njësoj si 28 vite më parë.

Reshje të shumta kanë përmbytur Viktorian, Uellsin i Ri Jugor dhe Tasmaninë veriore. Diga të tjera janë përmbytur për shkak të tejkalimit të kapacitetit për herë tëparë në 26 vjet. Diga më e madhe e Melburnit, Thomson arriti në 99.2%.

Urdhrat e evakuimit emergjent janë vënë në zbatim gjatë këtij mëngjesi si pasojë e përmbytjeve. Metereologët thonë se në disa pjesë të Australisë pritet të bjerë më shumë se 200 mm shi gjatë javës së ardhshme./tvklan.al

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *