Shkatërrohet këndi i lojërave në parkun e Çairit! 

news
Advertisement

 
Është dëmtuar këndi i lojërave për fëmijëve në parkun e Çairit. Demoluesi ende është i panjohur. Qytetarët e quajnë veprim të pandërgjegjshëm, ndërsa disa gishtin e drejtojnë nga komuna e cila sipas tyre duhet të punësojë roje që kujdeset për parkun.

Advertisement

Nuk jemi për askund, se dikush ka dhënë kontribut për neve, për fëmijët tanë, për nipat tanë. Ne nuk jemi përgjegjës, nëse ne nuk jemi përgjegjës, komuna nuk ka çfarë bën. Në qoftë se i ndihmojmë ne komunës, Komuna na ndihmon neve. Por nëse ne e prishim komunën atëherë çfarë faji ka komuna për ne. Çdo gjë varet nga ne, nuk kemi aspak përgjegjësi.

Komuna është e obliguar për të.

-Lojërat kanë qenë të rregulluara nga komuna kush mendoni që i ka shkatërruar?

Qytetarët, por dikush duhet që t’i rregullojë, se ato rinia i prishin. Mirëpo duhet të ketë ndonjë organizator këtu ose një rojtar që i ruan këto. Nëse nuk e ruan do të prishet.

Zëdhënësi i Komunës së Çairit, Fari Hiseni, thotë se asnjë park i Qytetit nuk ruhet me rojtarë. Sipas tij, disa qytetarë duhet të kenë vetëdije më të lartë.

“Këndi i lojërave në Parkun e Çairit dhjetëra herë është rregulluar nga Komuna dhe vazhdimisht mirëmbahet si nga mjetet e buxhetit komunal po ashtu edhe nga projekte ndërkombëtare. Si projekt i fundit ishin dy tabela urbane të shahut të cilat brenda 3 ditëve u demoluan. Bëjmë thirrje edhe njëherë tek të gjithë shfrytëzuesit e hapësirave publike, që të kujdesen për të mirat publike dhe të njëjtat të mos i dëmtojnë pasi që janë në shfrytëzim të qytetarëve”, deklaroi Fari Hiseni, zëdhënës i komunës së Çairit.

Shkatërrimi i parkut ua pamundëson fëmijëve të kësaj lagjeje që të kenë hapësira të mirëfillta për zbavitje.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.