Shqiptohen 175 gjoba në Shkup, 53 për tejkalim të shpejtësisë

news
Advertisement

Policia dje gjatë kontrolleve në komunikacion në Shkup ka shqiptuar 175 gjoba për kundërvajtje, prej të cilave 53 për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa 15 për vozitje në gjendje të të dehur

Advertisement

MPB njoftoi se 12 persona janë gjobitur për drejtim të automjetit pa patentë shofer, nëntë masa për automjete të paregjistruara, katër për shoferë fillestarë, tre masa për kalim në semafor të kuq, si dhe janë gjobitur 14 motoçiklistë.

Nga MPB njoftojnë se edhe në ditët e vijim do të vazhdojnë kontrollet e intensifikuara në komunikacion për rritjen e disiplinës në komunikacion dhe rritjen e sigurisë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.