Shtrejnjtohet edhe kafja. Sa u rrit çmimi për një vit

news
Advertisement

Një filxhan kafe, rutina e përditshme me të cilën shumëkush e nis ditën, u kushton qytetarëve të RMV 18.3 për qind më shumë se një vit më parë. Qytetarët e BE-së, nga ana tjetër, pinë kafe 16,9 për qind më shtrenjtë, sipas të dhënave të Eurostat për gusht 2022, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Advertisement

Për ata që e pinë kafenë me qumësht ose sheqer, ky ritual i mëngjesit mund të jetë edhe më i shtrenjtë dhe të bëhet luks pasi çmimet e këtyre artikujve janë rritur edhe më shumë gjatë vitit të kaluar. Çmimi i qumështit të freskët të plotë në Maqedoninë e Veriut është rritur për 29 për qind, ndërsa ai i sheqerit për 58 për qind.

Në vendet e BE-së, qumështi u rrit mesatarisht me 24,3 për qind dhe sheqeri me 33,4 për qind, më së shumti në Poloni me 109,2 për qind.

Sipas të dhënave të Eurostat, çmimet e kafesë, qumështit dhe sheqerit janë rritur në të gjitha vendet anëtare të BE-së, me përjashtim të Maltës.

Kafeja është bërë më e shtrenjtë në Finlandë (43.6%), në Lituani (39.9%) dhe në Suedi (36.7%)

Qumështi në Lituani (58.2%), në Kroaci (41.2%) dhe në Estoni (38.9%).

Nga ana tjetër, sheqeri në vitin e kaluar është bërë më i shtrenjtë në Poloni (109.2%), në Estoni (81.2%), Letoni (58.3%) dhe në Bullgari (44.9%).

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.