Si është Gjesti, flet per here te pare shoku i tij i ngushte Gimbo

News

Gimbo, i njohur gjerësisht si DJ dhe miku i ngushtë i Gjestit, ka dhënë një intervistë të sinqertë për Shpend Lipën, ku ka folur për rrugëtimin e tij, marrëdhënien me Gjestin dhe momentet e vështira që kanë kaluar së fundmi.

Duke folur për karrierën e tij, Gimbo theksoi se Gjesti ka qenë shtysa e tij kryesore dhe motivimi më i madh për të punuar. Ai tregoi se ka pasur gjithmonë besim të plotë se ata të dy bashkë do të arrinin “të kapnin majat”.

I pyetur nëse do ta shihnim atë vetë si konkurrent në Big Brother, DJ me humor u shpreh se nuk do të ishte e drejtë, duke bërë një batutë që lidhet me fitoren e Gjestit: “Nuk është fer me fitu dy herë”.

Një nga momentet më të ndjera të intervistës ishte kur ai foli për periudhën e vështirë pas ndarjes së papritur nga jeta të Eldionit, vëllait të Gjestit. Gimbo e përshkroi atë si një moment tronditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *