Sokol Halili dyshohet se edhe një natë më herët ishte te QKUK-ja, e priste viktimën në oborr

news
Advertisement

Janë bërë më shumë se 14 orë nga vrasja makabre e Hamide Magashit nga ish-burri i saj, Sokol Halili.Vrasësi i gruas nga Lipjani vazhdon të jetë ende në arrati pas vrasjes së 35 vjeçares në oborrin e QKUK-së.Indeksonline ka kontaktuar me njëren nga gratë shtatzënë që kishte kontakt me të ndjerën ditëve të fundit.

Advertisement

Ajo në kushte anonimiteti ka thënë se ish-burri i saj, Sokol Halili edhe një natë më parë ka qenë te QKUK-ja dhe e ka ftuar disa herë që të del në oborrin e gjinekologjisë për të kontaktuar me të.“Më ka treguar që ka qenë e ndarë me burrë dhe ka patur probleme të vazhdueshme edhe gjatë shtatëzanisë ngase ai e ka kontaktuar vazhdimisht. Një natë para vrasjes e ka thirr tërë kohën që të dal jashtë në oborr, por që nuk pranonte të dilte. Më tregoi shkurt edhe se çfarë i tha ish-burrit. Më thonte se i shkroi se nuk ka çfarë kërkon nga ajo dhe se fëmija është i saj” ka thënë njëra nga shoqet e repartit të gjinekologjisë në kushte anonimiteti.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.