‘Spidermani francez’ ngjitet në rrokaqiellin e Parisit për të shënuar ditëlindjen e 60-të

news
Advertisement

Alain Robert, alpinisti i njohur me emrin “Spiderman-i Francez”, e ngjiti një rrokaqiell prej 48 katesh në Paris gjatë së shtunës, duke e përmbushur një synim që ai ia kishte vendosur vetes përpara se ta arrinte moshën 60 vjeçare.

Advertisement

I veshur me të kuqe, Robert i ngriti duart në ajër teksa ai arriti majën e 187 metrave në ndërtesën e Tour TotalEnergies, e cila ngrihet mbi zonën e biznesit La Defense të kryeqytetit francez.

“Unë dua që të dërgoj mesazh se të jesh 60 vjeçar nuk është asgjë. Ende mund të merreni me sport, të jeni aktiv dhe të bëni gjëra të mëdha”, tha Robert, ditëlindja e 60-të e të cilit ishte muajin e kaluar.

“I kam premtuar vetes para disa viteve se kur t’i mbushë 60 vjet, unë do ta ngjisja përsëri atë kullë, pasi që mosha 60 vjeçare simbolizon moshën e pensionimit në Francë dhe mendova se do të ishte një gjest i mirë”, deklaroi ai për Reuters, transmeton Telegrafi.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.