Studim: Në Maqedoni jetojnë njerëzit më të mllefosur në Evropë

news
Advertisement

Qytetarët e Maqedonisë i përkasin grupit të njerëzve më të mllefosur në Evropë. Mllefi dhe revolta e tyre në bazë ditore janë mbi mesataren evropiane, përcjell TV21. Këtë e treguan rezultatet e Raportit më të ri të “Gallup Global Emotions”, në të cilin janë përfshirë 122 vende në periudhën nga viti 2021 deri në gjysmën e parë të vitit 2022.

Advertisement

Qytetarët e Maqedonisë me 26% të mllefit të akumuluar në bazë ditore u rreshtuan menjëherë pas Turqisë, ku mllefi është llogaritur në 48%. Pothuajse në të gjithë Evropën, mllefi në bazë ditore është nën 25%, kurse në Maqedoni ai është mbi këtë kufi, që e pozicionin vendin si lider në pjesën e popullit të mllefosur dhe të revoltuar. Si zakonisht, më pak të mllefosur janë finlandezët, pas tyre vijojnë estonezët, të ndjekur nga holandezët dhe portugezët./tv21.tv

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.