Sulmohet policia në Zveçan, lëndohet një polic

news
Advertisement

Policia e Kosovës është sulmuar me armë të gjata në Zveçan dhe për pasojë është lënduar një polic.

Advertisement

Sulmi ka ndodhur rreth orës 23:00 thuhet në njoftimin e policisë, në fshatin Serbovc, në Komunën e Zveçanit të banuar me shumicë serbe.

“Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM”, thuhet në raportin e Policisë për media.

Si pasoj e incidentit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë”.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore. /Albanianpost.com

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.