Të shtëna në Gostivar. I riu humb jetën para shtëpisë

news
Advertisement

Mbrëmjen e së shtunës në pjesën qendrore të qytetit në Gostivar, ka pasur të shtën, si pasojë e të cilave një 28 vjeçar ka humbur jetën. Gostivari Sot mëson që rasti ka ndodhur para shtëpisë familjare të viktimës.

Advertisement

“Sonte (17-shtator) rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar në kokë. Atij i është dhënë ndihma mjekësore, por i njëjti i’u nënshtrua plagëve të marra. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftuan ekskluzivisht për Gostivari Sot burime nga Policia.

Sipas burimeve policore, dorasit dhe motivi i ende nuk dihen. Polocia ka nisur hetimet.

Lajmi për Gostivari Sot u konfirmua edhe nga Spitali i Gostivarit. Gostivari Sot

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.