Tërmet në Qeveri. Rifornatim në shtator?

news
Advertisement

A lëkundi kontesti me Bullgarinë themelet e qeverisë dhe a do t’i mbeten besnik deri në fund të mandatit partnerët e koalicionit kryeministrit Dimitar Kovaçevski, për momentin mbeten pyetje pa përgjigje të konfirmuara. Zërat për një riformatim të mundshëm të kabinetit qeveritar gjatë muajit që vjen, janë spekulime, thonë nga LSDM-ja.

Advertisement

“Për momentin nuk ka asnjë problem në komunikimin dhe në punën edhe të shumicës parlamentare, edhe të qeverisë. Ata janë stabile dhe kanë komunikim të shkëlqyer. Gjithçka tjetër është në nivel të spekulimit dhe dëshira të VMRO-DPMNE-së dhe të Mickoskit”, deklaroi Daniella Nikollova, LSDM.

Stabiliteti i shumicës dhe i kabinetit qeveritar u vendos në pikëpyetje që kur disa parti më të vogla të koalicionit të shumicës pranuan se kishin dilema për përmbajtjen e kornizës negociuese me BE-në, në çështjet që kanë të bëjnë me Bullgarinë. I pari ishte kreu i Lidhjes Demokratike Pavlle Trajanov por ai sot ishte i pakapshëm për koment ne lidhje me riformatimin e mundshëm të qeverisë së Kovaçevskit. Nëse Trajanov do të mbetet pjesë e shumicës dhe nëse do të kërkojë post ministror, mbetet pyetje pa përgjigje. Alsat kontaktoi ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Goran Mileski, kryetar i Partisë Liberal Demokrate. Ai tha se qëndrimi i dhënë javë më parë, është i prerë.

“Nuk kam informacione për riformatim të mundshëm të Qeverisë në shtator. Këto janë spekulime, kurse PLD-ja qartë ka thënë se nuk do ta rrezikojë stabilitetin e shumicës parlamentare dhe ta lëshojë Qeverinë”, deklaroi Goran Mileski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale (PLD).
Qeveria e Kovaçevskit është në detyrë që nga janari i këtij viti dhe deri tani nuk ka pësuar ndryshim në përbërje./Alsat.mk

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.