Test / Çfarë duhet t’i thoni vetes për të qenë të lumtur?

news
Advertisement

Të mësoni të doni veten është një detyrë e përditshme. Shpesh jemi më të ashpër kur gjykojmë veten dhe kjo gjë, në vend që të na ndihmojë të bëjmë më të mirën, shndërrohet në një kushtëzim për mirëqenien psiko-fizike. Pa dashurinë për veten, një ndjenjë e thellë dhe e bazuar në vetëdijen mbi vlerat personale, nuk mund të kërkojmë dashuri nga të tjerët. Për këtë gjë është e rëndësishme të mësojmë të vlerësojmë veten për atë që jemi. Po ju tregojmë si t’ia dilni mbanë nëpërmjet testit tonë!

Advertisement

Çfarë mendoni kur bëni një gabim në punë?

A. Që kam ende shumë për të mësuar
B. Që mund të bëja më shumë
C. Që nuk vlej mjaftueshëm
D. Që herën tjetër do të veproj më mirë

Çfarë do të donit për veten tuaj?
A. Më shumë vetëbesim
B. Më shumë forcë
C. Më shumë kurajë
D. Më shumë karizmë

Cila është ngjyra që e lidhni personalitetin tuaj?

A. E verdhë
B. E kuqe
C. Jeshile
D. Blu

Çfarë kafshe ndjeni se jeni?

A.Tigër
B. Dhelpër
C. Dem
D. Drenushë

Kur ndjeni se dikush nuk po ju respekton…

A. Ndiheni e fyer
B. Inatoseni
C. Peshoni vlerën e njeriut që nuk ju ka respektuar dhe e injoroni
D. Ndiheni në faj

Imagjinoni: do të donit të ishit…

A. Një divë
B. Një zanë
C. Një shtrigë
D. Shumë e pasur

A i jepni vlerë mendimit të të tjerëve?

A. Mjaftueshëm
B. Jo shumë
C. Pak
D. Shumë

Zakonisht, e gjykoni veten tuaj?

A. Pak
B. Shumë pak
C. Mjaftueshëm
D. Shumë

Cila është cilësia juaj më e mirë?

A. Kam humor dhe jam argëtuese
B. Jam e vendosur
C. Jam e sjellshme
D. Jam e ëmbël

Nëse do të ishit një objekt, cili do të ishit ai?

A. Pasqyrë
B. Divan
C. Tapet
D. Orë

Më shumë A | “JAM ME TË VËRTETË E VEÇANTË!”

Kur jemi të vetëdijshëm për veçantinë tonë, presim gjithçka nga vetja, përfshirë dhe defektet. Nëse vetëm do të mendonit se çdo qelizë e juaja është e veçantë në llojin e vet, që zakonisht nuk mund të ekzistojë dikush tjetër njësoj si ju, do të kuptonit edhe vlerën e madhe të të qenit ajo që jeni. Kujtojini vetes se jeni e paimitueshme dhe e çmuar, pasi jeni një person unik dhe i veçantë.

Më shumë B | “BËRA MË TË MIRËN, TANI DUHET VETËM TË MËSOJ?”

Shprehja e famshme thotë: “kush gabon, mëson” dhe kjo është absolutisht e vërtetë! Bëni më të mirën e mundshme dhe nëse diçka nuk shkon si duhet, ju duhet vetëm të rriteni dhe të mësoni. Përsosmëria nuk ekziston, ndaj duhet të mos inatoseni me veten tuaj. Duhet vetëm të bindeni se keni bërë më të mirën tuaj. Vetëm kështu do të kuptoni sesa shumë vleni.

Më shumë C | “FALEMINDERIT!”

Kalojmë shumë kohë duke gjykuar veten, shumë madje duke peshuar defeket tona, duke vrarë mendjen mbi gjërat që nuk shkojnë. Por më e pakta që mund të bëni është t’i thoni vetes “faleminderit” për gjithçka që bëni çdo ditë, në mënyrë që të ndiheni mirë, për t’u kujdesur për veten dhe për ata që doni. Praktikimi i mirënjohjes ju mëson të analizoni të mirat dhe të këqijat e ditëve tuaja. Falenderojeni më shpesh veten!

Më shumë D | “MUND T’IA DALËSH!”

Të besoni në mundësitë tuaja është një pasojë e vetëdijes. Të ndjeni dhe të dalloni vlerat dhe kushtëzimet tuaja është një proces, por për ta bërë këtë duhet të jeni adhuruesit numër një të vetes suaj. Për këtë arsye, t’i thoni vetes se sido që të shkojnë gjërat mund t’ia dilni, është një akt dashurie që e meritoni, sepse është e vërteta dhe sepse çdo gjë që dëshironi mund ta realizoni.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.