Tmerrohen banorët, gjarpri pesë metra i gjatë tenton të futet nga çatia në një banesë në Angli

news
Advertisement

Banorët e një lagjeje në Chandler’s Ford, Hampshire të Anglisë, janë tmerruar teksa kanë parë në çatinë e një shtëpie një gjarpër 5.5 metra të gjatë që tentonte të futej nga dritarja e shtëpisë.

Advertisement

Pitoni birman, i cili ishte “arratisur” nga një banesë në afërsi të zonës, u pa teksa po tentonte të hynte në dritaren e një banese.

Banorët e shtëpisë ku gjarpri po tentonte të hynte, e hodhën atë nga dritarja ndërsa e gjithë lagjia u panikos, deri në momentin që një banore e lagjes e njogu gjarprin dhe ia ktheu atë pronarit.

“Unë e mora atë, askush nuk donte ta ndihmonte. Ishte shumë e vështirë sepse ai është një gjarpër i madh dhe unë arrita të kaloja rrugës me këtë piton 5.5 metra që më mbështolli. Ai është i bukur dhe birmanezët janë shumë të urtë. Ata nuk janë gjarpërinj agresivë gjithsesi dhe unë e kisha një të tillë vetë kështu që nuk kisha frikë kur e mora atë.”

RSPCA më parë u kërkoi pronarëve që t’i mbanin gjarpërinjtë në mënyrë të sigurt gjatë motit të nxehtë pasi temperaturat më të ngrohta i bëjnë ata shumë aktivë dhe më shumë gjasa për tu larguar

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.