Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qendrën historike të Stambollit, ku tre anëtarë të një familjeje turistike turko-gjermane kanë ndërruar jetë, ndërsa hoteli ku ata qëndronin është evakuuar të shtunën pas dyshimeve të forta për helmim nga pesticidet.
Fillimisht, dyshimet u përqendruan te helmimi nga ushqimi. Familja me katër anëtarë (turq me banim në Gjermani) u sëmur të mërkurën pasi kishin konsumuar ushqim të njohur rrugor, si midhje dhe “kumpir” (patate e mbushur), në zonën turistike të Ortakoy. Si pasojë, restoranti ku ata darkuan u mbyll menjëherë.
Megjithatë, pavarësisht trajtimit, dy fëmijët, të moshës 3 dhe 6 vjeç, vdiqën të enjten, ndërsa nëna e tyre ndërroi jetë të premten. Babai i familjes ndodhet ende në gjendje kritike.
Hetimi mori një kthesë të re kur dy turistë të tjerë, që qëndronin në të njëjtin hotel, u shtruan në spital me simptoma të ngjashme (të përziera dhe të vjella