Tragjedi në Stokholm: Autobusi godet stacionin e autobusëve, disa të vdekur dhe të lënduar

News

Disa persona kanë humbur jetën dhe ka të lënduar pasi një autobus goditi një stacion autobusi në Stokholm. Tragjedia ka ndodhur rreth orës 15:00 në pjesën qendrore të qytetit.

Policia e ka përshkruar incidentin si “vrasje të rëndë nga pakujdesia” dhe për momentin nuk e ka bërë publik numrin e viktimave.

Televizioni kombëtar SVT raportoi se autobusi dy-katësh i përkiste kompanisë “Transdev”, e cila e menaxhon shërbimin lokal të autobusëve në pjesën veriore të Stokholmit. Një dëshmitar okular tha se autobusi kishte goditur një shtyllë para stacionit të autobusëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *