Transportuesit privatë e vazhdojnë bllokadën para Qytetit të Shkupit

news
Advertisement

Transportuesit privatë edhe sot vazhdojnë me bllokadën në bulevardin “Ilinden” te Qyteti i Shkupit. Të bllokuara janë korsitë në bulevardin nga Fontana deri te Spitali “8 Shtatori”.

Advertisement

Transportuesit privatë nga “Slloboda prevoz” dhe “Makeksepres” filluan me bllokada në kryeqytet më 28 nëntor kur me rreth 30 autobusë në udhëkryqin te Mavrovasja, gjegjësisht bulevardet “Goce Dellçev” dhe “Kërste Petkov Misirkov”, kërkuan t’iu paguhen borxhet që të mund të fillojnë përsëri me punë.

Pasi nuk kishte rezultat, transportuesit privatë më 5 dhjetor të këtij viti bënë bllokadë më të madhe me vendosjen e rreth 200 autobusëve në disa pika kryesore në kryeqytet, gjegjësisht udhëkryqet para QT Mavrovasja, Kryqi i Kuq, si dhe bulevardi “Ilinden”. Të premten i zhbllokuan udhëkryqet te Mavrovasja dhe Kryqi i Kuq.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.