Tre të arrestuar për transport të drurëve pa leje

news
Advertisement

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka arrestuar tre persona për shkak se të njëjtit janë kapur duke transportuar drurë pa dokumentacion përkatës, përcjell TV21. Policia njofton se gjatë arrestimit janë kryer kontrolle në tre lokacione.

Advertisement

“Më 07.09.2022, në tre lokacione në zonën e SPB-Manastir, pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, zyrtarët policorë nga SPB-Manastir kanë privuar nga liria B.S.(22) dhe E.A.(27), të dy nga Prilepi dhe N.N. (53) nga fshati Belcë i Demirhisarit, pasi janë kapur duke transportuar dru zjarri me automjete, pa poseduar dokumentacion përkatës”, thonë nga MPB duke shtuar se pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të dorëzohen parashtresat përkatëse për personat në fjalë./tv21.tv

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.