Një adoleshente 19-vjeçare, Áine Rose Hurst, ka humbur jetën tragjikisht
pas një mpiksje gjaku që i shkaktoi dëmtime fatale në tru, e cila
mendohet të jetë lidhur me përdorimin e një pilule kontraceptive.
Sipas raportimeve të britanikës The Sun, Áine ishte dërguar në spital pa
ndjenja dhe mjekët zbuluan se mpiksja e gjakut kishte shkaktuar ënjtjen e
trurit, që çoi në vdekjen e saj në mars të këtij viti.
Áine kishte përdorur pilulën kontraceptive për dy vjet, duke filluar nga viti
2020. Pas hetimeve të kryera, autoritetet kanë konfirmuar se pilula, e
njohur si Femodette, ka qenë shkaktari kryesor i mpiksjes së gjakut, që
përfundoi tragjikisht.
Një vit para vdekjes, një infermiere kishte sugjeruar që Áine të ndalonte
marrjen e kontraceptivëve, pasi kishte vënë re një rritje të tensionit të saj.
Sidoqoftë, vajza vazhdoi të përdorte ilaçin derisa pasojat tragjike
ndodhën.