“U tuta po ma përdhunojnë nanën para syve” – Kosovari tregon tmerrin që përjetoi në veri të Mitrovicës

news
Advertisement

Me 31 korrik dhjetëra qytetarë kosovarë përjetuan tmerrin në qytetet veriore të Kosovës.

Advertisement

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet i “çarti” serbët lokal që bllokuan rrugët e sulmuan disa kosovarë, shkruan Neutral.al

Në natën kritike u dëgjuan edhe krisma të armëve nga ekstremistët serbë.

Tmerrin me sy e pa edhe një i ri kosovar nga Gllareva e Klinës, Armend Morina që ishte në veturë me nënën e tij duke udhëtuar për në Novi Pazar.

Ata derisa ishin në Mitrovicën e Veriut u përballen me dhjetëra persona me maska e kallasha.

“U tutsha po ma përdhunojnë nanën para syve. Nana u tutke që po ma hekin krytë. Janë kanë 50 veta, me maska krejt me kallasha”, thotë ndër të tjera Morina për “Nacionalen”, duke treguar tmerrin që ka përjetuar atë natë.

“Ma kanë rretheku kerrin me kallasha. Nuk m’lejshin me lëvizë. U tutsha që po e nxjerrin prej kerrit e po ma përdhunojnë nanën para syve.”

“Unë menoj që targat e Zvicrës edhe mami jem që ka ditë serbisht na kanë pshtu”, thotë ndër të tjera ai.

Për më shumë shikojeni rrëfimin e tij:

https://neutral.al/wp-content/uploads/2022/08/297071538_1061102841187776_289125872884394663_n.mp4

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.