Ukraina merr qytetin e parë “rus”, pritet sulm me armë bërthamore nga Putini?

news
Advertisement

Ushtria e Ukrainës është futur sot në qytetin Liman të rajonit të Luhanskut pas një lufte të ashpër dhe një rrethimi disa ditor. Gjithçka është duke ndodhur në kuadër të kundërofensivës ukrainase në lindjen që mbahet e pushtuar nga rusët, shkruan abcnews.al.

Advertisement

Rimarrja e këtij qyteti ndodh vetëm 24 orë pasi Putini shpalli aneksimin e zonave lindore të Ukrainës duke kërcënuar me sulm bërthamor këdo që do të “guxonte të shkelte sovranitetin e Rusisë”.

Në fakt, Liman është një qytet ukrainas dhe kështu njihet ndërkombëtarisht pavarësisht pretendimeve të rusëve.

Megjithatë, ekspertë të sigurisë janë duke bërë ironi tashmë me pretendimet e Putinit duke theksuar se nëse është kështu, pra që Luhansku është pjesë e Rusisë, atëhere Ukraina sapo ka marrë qytetin e parë rus dhe tashmë Kremlini duhet të nisë një sulm bërthamor.

Por a do ta bëjë Putini këtë? Shërbimet sekrete amerikane theksojnë se nuk ka ndonjë aktivitet të shtuar të forcave bërthamore të Rusisë, ndërsa britanikët i tremben realisht një çmendurie nga Rusia. /abcnews

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.