Ushtria e Ukrainës arriti të kthejë 8000 km2 të territorit të saj

news
Advertisement

Rreth tetë mijë kilometra katrorë territor është çliruar që nga fillimi i kundërofensives ukrainase, informojnë autoritetet në Kiev. Ukrainasit kanë bërë përparimin më të madh në ditët e fundit në rajonin e Kharkov dhe banorët vendas dëshmojnë për tërheqjen ruse.

Advertisement

“Askush nuk dinte asgjë për çlirimin, rusët thjesht u tërhoqën”, u shpreh Vjaçeslav Mironenko – banor i Kharkovit.

“Iknin si minj”. Iknin dhe linin gjithçka pas – automjetet, por edhe njerëzit e tyre. Madje qëlluan njërin prej tyre, i cili u plagos vetëm për t’u tërhequr”, tha një Ushtar ukrainas.

Presidenti ukrainas Zelenski mbërriti sot në një nga qytetet më të mëdha që ishte i pushtuar – Izjum. Në ngritjen ceremoniale të flamurit ukrainas në qendër të qytetit, ai tha se kjo do të ndodhë në çdo qytet dhe fshat të Ukrainës.

Pentagoni, nga ana tjetër, vlerësoi se rusët ishin të befasuar nga kundërofensiva ukrainase, por sipas presidentit Bajden, është shumë herët të thuhet se kjo është pikë kthese në luftë.

“Është e qartë se ukrainasit kanë bërë përparim të rëndësishëm, por mendoj se rruga do të jetë e gjatë”, deklaroi Xho Bajden – President i Shteteve të Bashkuara.

Kremlini nuk konfirmon se ushtria ruse po tërhiqet. Nga aty thonë se bëhet fjalë për ridislokim dhe drejtim të forcave drejt rajonit të Donbasit. Megjithatë, personeli ushtarak pro-rus nga rajoni thotë se është bërë vlerësim i keq dhe pikëpamje të ngjashme tashmë kanë filluar të ndahen nga analistë që marrin pjesë në mediat më të ndjekura ruse, duke i bërë thirrje Moskës të ulet dhe të negociojë. Ndërkohë, politikanë vendas kanë nisur peticion duke bërë thirrje për dorëheqjen e Putinit për atë që ata thonë se janë humbje ushtarake në Ukrainë dhe dëme ekonomike të shkaktuara nga sanksionet perëndimore. Qeveria u përgjigj se kritikat janë pjesë e pluralizmit./Alsat.mk

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.