Vajza e Johnny Depp tregon pse refuzoi të reagonte rreth gjyqit të famshëm mes tij dhe Amber Heard!

news
Advertisement

Në gjyqin më të publikuar në histori, atë të Johnny Depp kundër Amber Heard, u fol shumë për marrëdhënien që aktorja kishte me fëmijët e Johnnyt. Një prej fëmijëve është edhe aktorja dhe modelja, Lily-Rose Depp.

Advertisement

Gjatë gjithë gjyqit, ajo asnjëherë nuk foli publikisht për gjithçka që po ndodhte, por së fundmi, në një intervistë për Elle, aktorja diskutoi për herë të parë rreth ngjarjes.

“Është diçka kaq private dhe kaq personale dhe befas bëhet jo dhe aq personale… Mendoj se kam të drejtën të kem kopshtin tim të fshehtë të mendimeve. Gjithashtu mendoj se unë nuk jam këtu për t’iu përgjigjur askujt dhe më duket se për një pjesë të madhe të karrierës sime, njerëzit kanë dashur vërtet të më përcaktojnë nga burrat në jetën time, qofshin këta anëtarë të familjes ose të dashurit e mi, çfarëdo qoftë. Unë dua të përflitem për gjërat që sjell, jo ngjarjet që më rrethojnë.”

Nga të gjitha pengesat e shumta që Lily-Rose Depp ka gjetur si aktore, ndoshta më sfiduesja është përballja me faktin se ajo është vajza e Johnny Depp. Ajo është edhe vajza e Vanessa Paradis, një prej aktoreve më të rëndësishme të 30 viteve të fundit në atë vend.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.