Kosova del të jetë shteti më i varfër në rajon, kur numërohet Bruto Prodhimi Vendor për kokë banori, shkruan Global Finance
Sipas listës botërore të publikuar nga kjo faqe, e ku për bazë merren të dhënat zyrtare të shteteve të publikuara në FMN, Kosova del të jetë shteti i varfër në Ballkan dhe shteti i 105-të më i pasur në botë.
Pas saj vijnë disa vende më pak të zhvilluara të Afrikës, Azisë, Amerikës Jugore dhe ishuj të vegjël në Oqeani. Shqipëria nuk qëndron shumë më mirë në këtë listë, pasi ajo gjendet në vendin e 90-të e vetëm Kosova është më e varfër se ajo në Ballkan.
Shteti i pasur mbetet Luksemburgu me 140,694 dollarë për kokë banori. Pas saj vijnë Singapori, Irlanda, Katari e të tjera. Listën e plotë mund ta shihni në linkun e mëposhtëm.
https://www.gfmag.com/global-data/economic-data/worlds-richest-and-poorest-countries