(VIDEO) – Doli të shëtiste në mbrëmje, por nuk u kthye me më kurrë..

News

Më 14 mars 2003, një vajzë e re 17-vjeçare me emrin Hana Kler Foster la shtëpinë e saj për të
kaluar disa orë me shoqen e ngushtë, Helen. Ato nuk e dinin se kjo do të ishte nata e fundit e
Hanas. Pak orë më vonë, dy vajzat ndahen në stacionin e autobusit. Helen hipi në autobus për të
shkuar në shtëpi, ndërsa Hana, duke qenë se kishte vetëm rreth një kilometër për të ecur, vendosi
të shkonte më këmbë. Që nga ai moment, ajo u zhduk pa lënë gjurmë.

Hannah lindi më 31 gusht 1985 në Angli. Jetonte me prindërit e saj, Hillari dhe Trevër, dhe me
motrën më të vogël, Sara, në qytetin Sauthampton. Familja e saj ishte e bashkuar dhe gjithmonë
e mbështeste në ëndrrat dhe qëllimet që kishte.

Hana ishte një studente shembullore, gjithmonë
përpiqej të merrte notat më të larta dhe kishte ambicie të mëdha. Në vitin e fundit të gjimnazit,
ajo po përgatitej të hynte në Universitetin e Mjekësisë, një ëndërr që e kishte që në fëmijëri.
Vajza e njohur për qetësinë dhe vendosmërinë e saj, atë mbrëmje vendosi të pushojë pak nga
studimet e gjata dhe të kalojë kohë me Helen.

Shkuan në një bar të njohur lokal, ku hëngrën
diçka dhe pinë disa pije.

Kamera e sigurisë së barit i regjistroi ato teksa dilnin rreth orës 22 e 40.
Nga aty, ato ecën së bashku në rrugicën pranë dhe arritën tek stacioni i autobusit.
Sipas dëshmisë së Helen-it, aty ndodhi ndarja e tyre. Autobusi i saj mbërriti, ajo u ngjit, ndërsa
Hana vendosi të ecte në këmbë drejt shtëpisë, duke menduar se ishte një rrugë e shkurtër dhe e
sigurt. Ky moment do të ishte hera e fundit që dikush do ta shihte atë gjallë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *