VIDEO/Një aeroplan me banderolën, “Ti humbe përsëri, Donald” fluturoi mbi vilën e Trumpit

news
Advertisement

Menjëherë pasi Donald Trump njoftoi se do të kandidonte në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, një aeroplan fluturoi mbi pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida me një pankartë ku shkruhej, “Ti humbe përsëri Donald! #DESANTIS2024”.

Advertisement

Kujtojmë se Trump, presidenti i 45-të i SHBA-së, i cili shërbeu nga viti 2017 deri në vitin 2021, të martën paraqiti zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA në vitin 2024.

Bashkëpunëtorët e Trumpit depozituan dokumente për një ofertë presidenciale në vitin 2024, ndërsa Trump mori shumë mbështetës dhe admirues në pronën e tij luksoze në Florida.

“Kthimi i Amerikës fillon pikërisht tani”, u tha donatorëve dhe mbështetësve mbajtësi i biletës republikane dhe njoftoi se do të nisë fushatën e tij gati dy vjet para vetë zgjedhjeve, të cilat janë planifikuar për 5 nëntor 2024.

Theksojmë se vajza e miliarderit, Ivanka Trump deklaroi se nuk do ta ndihmojë babanë në zgjedhjet presidenciale pasi ka vendosur që t’i përkushtohet jetës familjare.

Ndryshe, Ron DeSantis ka fituar në zgjedhjet për Senat në Florida duke mos e pasur mbështetjen të Trumpit. /Telegrafi/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.