Votoni – ti përkrahim nxënësit e Zef Lush Markut për ide më të mirë biznesore

News

Një ekip i nxënësve të Shkollës së Mesme tZef Lush Marku nga Shkupi janë pretendentë kryesor për të çmimin shtetëror për ide më të mirë biznesore. (Linku për votim në fund të tekstit)

Brainster Next dhe NU Academy kanë organizuar një garë për idetë më të mira të biznesit, me një çmim prej 1,000,000 denarë!
Nga shumë aplikime, 6 nxënës të shkollës sonë “Zef Lush Marku” janë përzgjedhur në Top 53 ide dhe aktualisht ndodhen në fazën e votimit publik, e cila zgjat deri më 16 nëntor.

🗳️ Mbështetja juaj me një votë mund t’i ndihmojë të kalojnë në fazën finale dhe të prezantojnë idenë e tyre para jurisë!

💡 Çdo votë ka rëndësi – përkrah të rinjtë, kreativitetin dhe inovacionin!

Votoni në linkun më poshtë, për ju nuk kushton asgjë, vetëm një minutë kohë, ndërsa për talentët tanë është shumë me rëndësi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *