Advertisement





Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Himarë, ku një efektiv policie vrau me skaf një vajzë të mitur, Rilindja ka angazhuar të gjithë servilët që të dalin dhe të mos e bëjnë ngjarjen shumë tragjike, pasi të tilla ndodhin në të gjithë botën.
Advertisement





Një nga ata që i është bindur urdhërit verbërisht është edhe ish-zv/ministri i Ramës, aktualisht analist rilindas, Dritan Hila.
Në një video të publikuar në rrjetin e tij social, ai ka thënë se këto ngjarje ndodhin kudo në botë, pasi kështu është jeta në ujë.
‘Ndodhin kudo në botë, ndodhin se e tillë është jeta në ujë, nuk ka polic dhe sinjalistikë’, thotë ish-zv.ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila.
Advertisement