Ylberi shfaqet para pallatit ku ndërroi jetë Mbretëresha Elisabeth II

news
Advertisement

Pas shiut të rrëmbyeshëm, një ylber u shfaq para Pallatit Buckingham, aty ku Mbretëresha Elisabeth II mbylli sytë përgjithmonë, pak minuta më parë. Tani trishtim dhe lot shihen në sytë e të gjithëve, ku me qindra vetë ishin mbledhur prej orësh jashtë pallatit Bakingam të shqetësuar për shëndetin e mbretëreshës, që tashmë nuk do të jetë më mes tyre.

Advertisement

Monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar ndërroi jetë sot në një të enjte me shi dhe qiell të ngrysur, një ogur i keq që sinjalizoi ndarjen nga jeta të një prej figurave mbretërore më të dashura për britanikët dhe jo vetëm. Mbretëresha Elizabeta e dytë, 96 vjeç dha frymën e fundit në pallatin Balmoral, një nga më preferuarit e saj, dhe vendet ku ajo kishte qëndruar më shumë veçanërisht tre vitet e fundit.

Familja e saj u gjend pranë saj menjëherë, qëkur pallati Bakingam në një deklaratë të pazakontë lajmëroi se shëndeti i saj nuk ishte i mirë dhe duhej të mbikëqyrej vazhdimisht nga mjekët.

Princi Charles i cili do ta pasojë atë në fron, ishte ndër të parët që mbërriti në kështjellën Balmoral në Skoci, për t’u ndjekur më pas nga gjithë mbretërorët e tjerë.

Top Channel

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.