Thashethemet dhe spekulimet për personazhet që do të jenë pjesë e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania” po shtohen në rrjetet sociale, ndërsa kanë nisur të qarkullojnë shtatë emra të njohur që thuhet se do t’i bashkohen formatit.
Sezoni i ri i “BBVA” pritet të nisë rreth mesit të dhjetorit, dhe publiku është në pritje të zbulimit të emrave që do t’i bashkohen shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ky edicion pritet të sjellë surpriza dhe emocione të reja për adhuruesit e formatit.
Sipas burimeve të ndryshme në media, shtatë emrat e parë që pritet të jenë pjesë e kastit të banorëve të rinj janë: Kristi Lamaj, Hilda Kërtalli, këngëtarja Lore, Kleoniki Delijorgji, Kostana Morava, Renee Reffo dhe Vitmar Basha. Këta emra janë të njohur për publikun dhe pritet të sjellin dinamizëm në shtëpinë e Big Brother