Me dhimbje të thellë njoftohet se në një aksident tragjik në Beograd humbën jetën Avdiu Nazim dhe bashkëshortja e vëllait tonë, Shkëlzen Avdiu. Shkëlzen Avdiu ndodhet aktualisht në gjendje kome dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nazim Avdiu ishte një xhemat i afërt, shembullor, namazli i përkushtuar, njeri i qetë dhe i urtë, dhe një personalitet i respektuar nga të gjithë. Ai dha një kontribut të çmuar në xhaminë “Jakup Asipi” në Berlin.
Humbja e tij është e madhe për familjen, xhematin dhe për të gjithë ata që e njohën. Lusim Allahun e Madhëruar t’i mëshirojë të ndjerit dhe t’i pranojë në mëshirën e Tij të pafund, të japë sabër familjarëve, dhe Shkëlzen Avdiut t’i dhurojë shërim sa më të shpejtë.
Hoxhë Burim Jashari
21.12.2025, Shkup