Bie brenda “Eskobari” i Ballkanit – Ajo që u zbulua pas arrestimit çmendi të gjithë

News

Mes të arrestuarve në aksionin e madh të sekuestrimit të një anijeje greke të peshkimit, në të cilën u gjetën 7 tonë kokainë, ndodhet edhe krimineli i njohur si “Eskobari grek” – Alekos Angelopulos, i njohur edhe si Alekos i Shëndoshi. Sipas informacioneve të portalit grek Libre, biografia e tij kriminale është spektakolare dhe përfshin dërgesa droge nga Amerika Latine drejt Evropës përmes Senegalit, eksport armësh nga Greqia drejt Nikaraguas, afera dashurie me prostituta në Antverpen, investime në biznese të markave të njohura, blerje të klubeve të futbollit në Greqi, si dhe pastrim të miliona eurove përmes OPAPl.

Aleko, djali i një polici nga Neoi Pori, Pieria, karrierën kriminale e ka nisur si marinar në anije të vjetra që transportonin cigare kontrabandë nga Shqipëria drejt Italisë. Me kalimin e viteve, ai u shndërrua në trurin e rrjetit më të madh kriminal për trafikimin e kokainës që ka vepruar ndonjëherë në Greqi. Ai ishte pronar i anijes së ngarkuar me drogë dhe për një kohë të gjatë ka qenë objektiv i agjencive ndërkombëtare të sigurisë për shkak të aktiviteteve të tij kriminale.

Sipas informacioneve të fundit, pesë persona tashmë janë arrestuar në Greqi, ndërsa priten edhe pesë arrestime të tjera. Anëtarët e ekuipazhit të anijes së sekuestruar ndodhen në paraburgim dhe së shpejti do të dalin para gjyqtarit hetues për procedura të mëtejshme. Sekuestrimi i drogës me origjinë nga Amerika Latine e rendit këtë operacion ndër rastet më të mëdha ndërkombëtare të goditjes së kontrabandës së kokainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *