Nëntë arsye për më shumë “aksion” në mëngjes

News

Për fillim, themi që nuk keni shumë energji për ditën që është para jush. Kur në mbrëmje të arrini të lodhur nga puna, me siguri e gjitha që dëshironi është që të strukeni në krevat dhe të flini gjumë të thellë

Prandaj, kur në mëngjes dielli t’i lëshojë rrezet në dritare të dhomës, pak “aksion” mund të tingëllojë gjithsesi ide e mirë.

Të bërit dashuri në mëngjes përveçse një përshëndetje shumë e veçantë për të nisur ditën, është edhe një mënyrë që ndikon mjaft pozitivisht në humorin, fizikun, marrëdhënien tuaj në çift, por mbi të gjitha aftësinë e ngjizjes.

Mëngjesi të fal një ndjesi totalisht të ndryshme, me mendjen e freskët, trupin e qetësuar, nervat e çlodhur dhe është më e lehtë të ndjesh dëshirën për të rrëmbyer partneren dhe nisur ditën në një mënyrë të tillë aq eksituese.

Pavarësisht a ka të bëjë seksi i natës vonë me shprehi, instinkt, apo komoditet seksi në mëngjes është zgjidhje shumë më e e mirë se në mbrëmje, pohon seksologu afrikanojugor, Glen Rowan.

“Seksi i mëngjesit inicion intimitetin dhe afërsinë emocionale në fillim të ditës, dhe atëherë ka më së paku pengesa” thotë dr. Fran Walfish, transmeton Telegrafi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *