Tragjike në Greqi/ Një person digjet brenda makinës, njëkohësisht dhe shtëpia e tij në flakë

News

Greqi: Gjendet i pajetë një 70-vjeçar brenda automjetit të përfshirë nga flakët, zjarr edhe në banesën e tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të martën në rajonin e Fokidës, në Greqi, ku një burrë rreth 70 vjeç u gjet i pajetë brenda automjetit të tij, i cili ishte përfshirë nga flakët.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti është djegur plotësisht dhe viktima ka mbetur e bllokuar brenda, duke humbur jetën në rrethana tragjike.

Paralelisht me këtë ngjarje, një zjarr ka shpërthyer edhe në banesën e familjes së tij, e cila ndodhet në zonën Ana Mariolata. Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse nga Polidrosi dhe Amfikleja, të cilat kanë arritur ta vënë zjarrin nën kontroll. Megjithatë, raportohen dëme të konsiderueshme materiale.

Rrethanat e këtij rasti të pazakontë janë ende të paqarta. Policia dhe shërbimet zjarrfikëse kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe lidhjen e mundshme mes dy zjarreve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *