Vrasja në QKUK, rekomandohet suspendimi i komandantit të Policisë në Lipjan dhe tre zyrtarëve policorë

news
Advertisement

Siç thuhet në këtë njoftim, hetimet kanë të bëjnë me rastet që policia kishte trajtuar ndaj tashmë të ndjerit, Sokol Halilit, për “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.

Advertisement

Këto raste, siç bëhet e ditur tutje, janë trajtuar nga Stacioni Policor në Shtime, si dhe Stacioni Policor në Lipjan, i cili ka qenë i ngarkuar me zbatimin e urdhërmbrojtjes të Hamide Magashit, 35 vjeçares shtatzënë që u qëllua për vdekje mbrëmjen e së mërkurës.

Por, në komunikatën e IPK-së, vërehet se në lidhje me hetimet që janë bërë deri tani, ka elemnte të veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë” dhe “falsifikim i dokumentin zyrtar”.

“Nga veprimet hetimore deri më tani si të dyshuar për këto vepra janë katër zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Lipjan (Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, një rreshter dhe dy hetues) . Andaj, duke marrë për bazë dyshimin për veprat penale në hetimin e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore nga IPK është rekomanduar suspendimi i këtyre zyrtarëve policorë”, thuhet në fund të komunikatës.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *