10 arsye pse nuk jeni i lumtur me punën

news
Advertisement

Mendja dhe trupi juaj duhet të jenë në formë të duhur.

Advertisement

Si ndërmarrës, mund të jetë shumë e vështirë të arrini dhe të mbani lumturinë sepse me shumë gjasa jeni shpesh të pakënaqur nga natyra juaj. Kur trajtoni një problem, vazhdoni tek tjetri, me shumë pak pushim ndërmjet. Nëse dëshironi të jeni personi më i mirë që mund të jeni, edhe në biznes edhe në jetë, duhet të bëni një ekuilibër, dhe lumturia është përbërësi kyç. Nëse po ndjeheni të mërzitur, këtu janë 10 gjërat të cilat janë duke ju ndaluar dhe si t’i mundni ato:

Nuk keni kontroll të mjaftueshëm

Të jesh nën kontroll, ose të paktën të ndjehesh nën kontroll të jetës tuaj është përbërës kyç i lumturisë. Për këtë shkak edhe fëmijët edhe të rriturit shpesh kërkojnë aq shumë pavarësinë, që të ndjehen se jeta është e tyre. Kur ndjeheni jashtë kontrollit, mërzia ju përcjell.

Pra si të fitoni më shumë kontroll? Duke gjetur dhe duke pranuar gjërat të cilat i kontrolloni dhe të identifikoni ato të cilat ende nuk i keni nën kontroll por të cilat mund t’i keni me pak përpjekje. Do të zbuloni se keni më shumë fuqi se sa keni menduar.

Nuk ndjeheni mirënjohës për ato që keni

Një pjesë e madhe e mërzisë rrjedh nga krahasimi i jetës tuaj me atë të tjerëve, e cila shpejtë mund t’ju bëjë të ndjeheni inferior. Kur ndjeheni kështu, mund të jetë e vështirë të ndjeheni mirënjohës. Njëra prej mënyrave më të mira për të larguar këtë ndjenjë është të bëni një listë të të gjitha gjërave të cilat i keni dhe për të cilat duhet të ndjeheni mirënjohës. Një tjetër mënyrë është të ndihmoni veten të kuptoni se sa shumë keni. Në krahasim me njerëzit tjerë, ju me siguri jeni shumë më mirë.

Nuk keni shumë rrjedhë të kohës

Nëse ende nuk e dini se çfarë do të thotë kjo rrjedhë, ka një bisedë të mrekullueshme TED nga Mihaly Csikszentmihalyi. Rrjedha është një gjendje mendore kur ju jeni thellësisht të fokusuar në një detyrë, vetëdija juaj e kohës së kaluar rrëshqet. Me fjalë të tjera, ju jeni ‘në zonë’. Sa më shumë kohë që kaloni në rrjedhë, aq më të kënaqur do të ndjeheni, dhe kënaqësia është komponent kyç i lumturisë.

Nuk keni mjaftueshëm risi

Përvojat e reja, provimi i gjërave të reja dhe shkuarja në vende të reja të gjitha luajnë rol në lumturinë tuaj. Truri juaj ka nevojë për shumëllojshmëri: për gjëra të reja dhe emocionuese. Nëse ndjeheni të ngecur, pa shumëllojshmëri, do të jetë shumë e vështirë të ndjeheni të lumtur.

Kam zbuluar se mënyra më e lehtë për të mundur këtë është të bëni nga një gjë të re çdo ditë. P.sh. mund të ecni që të shkoni në punë në vend të makinës, të ndërroni ato që hani për mëngjes ose të bëni një gjë të cilën nuk e bëni normalisht. Ndryshime të këtilla luajnë rol të madh.

Nuk keni shpresë të mjaftueshme

Parashikimi pozitiv është njëri prej mjeteve më të fuqishme të cilin mund ta përdorni për lumturi. Kur keni diçka të mrekullueshme të cilën mezi e prisni, ndryshon fokusin tuaj dhe ju mbush me emocione. Kjo është njëra prej arsyeve se pse duhet të shpenzoni paratë tuaja në përvoja dhe jo në gjëra.

Nuk kaloni shumë kohë jashtë

A e keni ditur se studime të shumta kanë zbuluar se kalimi i kohës në natyrë mund t’ju bëjë shumë më të lumtur? Duke jetuar në një qytet të madh, e kam zbuluar se kjo është shumë e vërtetë. Edhe disa orë jashtë në natyrë më bëjnë të ndjehem i lumtur.

Nëse nuk po ndjeheni mirë dhe nuk keni kaluar shumë kohë jashtë së fundmi, gjeni një park të bukur, dhe vetëm relaksohuni për një orë ose dy, dhe shikoni se si ndjeheni.

Jeni shumë të stresuar

Le ta pranojmë, stresi është një gjë shumë e keqe, por është pjesë e jetës së secilit në planet. Por, nivelet e stresit dallojnë dhe nëse keni nivele të larta mund të bllokojë rrugën tuaj drejt lumturisë. Pra si ta ndaloni atë?

Nganjëherë, thjeshtë duhet të merrni vendim që të largoni veten nga situatat stresuese. Kjo do të thotë të lini ndonjë punë të keqe, të përfundoni ndonjë marrëdhënie ose të lini një shprehi të keqe. Kuptoni se çfarë po ju shkakton stres, dhe largojeni atë nga jeta juaj.

Nuk po mendoni me optimizëm

A jeni lloji i personit i cili e shikon gotën gjysmë të mbushur apo gjysmë të zbrazët? Padyshim, njerëzit të cilët e shohin gjysmë të mbushur kanë tendenca të jenë më të lumtur, sepse perspektiva juaj në gjërat direkt ndikon në realitetin tuaj. Nëse jeni optimist, ju gjithashtu keni gjasa më të mëdha të suksesit, sepse ju ndihmon gjatë kohërave të vështira. Nëse ushtroni veten që të gjeni gjërat pozitive në çdo gjë negative, do të keni përfitime të mëdha.

Nuk po mësoni gjëra të reja

E lidhur ngushtë me nevojën për risi është dëshira jonë të përvetësojmë njohuri të reja. Sa më shumë që dini, aq më të fuqishëm bëheni. Për mua, unë vlerësoj shumë mësimin për teknologjinë e së ardhmes dhe risitë të cilat po ndodhin shpejtë në botë. Në të njëjtën kohë, mbaj veten larg nga mediet për shkak të fokusit negativ të shumicës prej tyre. Duke përvetësuar njohuri të reja dhe pozitive dhe duke larguar ato negative, kam zbuluar se jam shumë më i lumtur.

Ju nuk keni një qëllim

Ka disa debate të cilat thonë se a keni nevojë për një qëllim apo jo, zakonisht për shkak se qëllimi dhe pasioni ngatërrohen, por të dhënat kanë treguar se ju jeni shumë më të lumtur kur ndjeheni se jeta juaj ka një qëllim. Ajo që nuk e dëgjoni shumë shpesh është se mund të keni më shumë se një qëllim. Qëllimi juaj mund të jetë i përqendruar në veten tuaj, dhe mund të ndryshoni atë qëllim sa herë doni. Qëllimi juaj nuk ka pse të qëndrojë i njëjti.

Përfundimi

Mund të jetë e vështirë të jeni të lumtur kur mendjet dhe botët tona nuk janë të strukturuara për lumturi, por nëse keni mjetet e duhura në dispozicionin tuaj, do të zbuloni se lumturia e vërtetë dhe e qëndrueshme është padyshim e arritshme. (Sam McRoberts/Entrepreneur)

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.