Tronditëse: Vajzë dhe Djalë shum të rinjë e humben jetën – Policia jep detaje

News

Dy persona gjenden pa shenja jete në një vilë në Pejë, rasti po hetohet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Pejë, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete brenda një vile në rrugën “KFOR”.

Sipas Policisë, rasti është raportuar rreth orës 15:10, pasi ishte pranuar informata se në vilën nr. 03 ndodheshin një mashkull dhe një femër, të moshës rreth 20 deri në 25 vjeç, për të cilët dyshohet se kishin hyrë në objekt që nga mbrëmja e 29 dhjetorit 2025. Që nga ajo kohë, nuk ishte dëgjuar asnjë lëvizje apo zë nga brenda vilës.

Pas daljes së patrullave policore në vendngjarje dhe kontrollit të objektit, është konstatuar se të dy personat ndodheshin pa shenja jete. Ekipi i Njësisë së Emergjencës, i cili ka reaguar në vendin e ngjarjes, ka konfirmuar vdekjen e tyre.

Menjëherë janë njoftuar njësitë përkatëse të hetimeve dhe krimteknikës së Stacionit Policor në Pejë, të cilat kanë nisur procedurat hetimore. Po ashtu, është angazhuar edhe Njësia e Hetimeve e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë për trajtimin e mëtejmë të rastit.

Për momentin, identiteti i viktimave dhe rrethanat e sakta që kanë çuar në vdekjen e tyre mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet kompetente janë duke punuar për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *