Dy burra të vdekur janë gjetur mëngjesin e sotëm në një shtëpi familjare në Sukošan, ka njoftuar Policia e Zadarit në Kroaci. Një baba 46-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri djalin e tij 18-vjeçar, i cili kishte lindur me autizëm. Më pas, ai ka kryer vetëvrasje.
Policia ka pranuar njoftimin rreth orës 08:00, pas së cilës të gjitha shërbimet emergjente janë dërguar menjëherë në vendin e ngjarjes. Pas mbërritjes në shtëpi, policët kanë gjetur trupat e pajetë të dy burrave.
“Për të përcaktuar të gjitha rrethanat dhe faktet e tjera relevante të ngjarjes, zëvendës-prokurori shtetëror i qarkut në Zadar, i cili është përgjegjës për hetimin, do të lëshojë urdhrat e nevojshëm për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme hetimore, si dhe urdhra për autopsinë e të ndjerëve. Hetimi ka zbuluar se 46-vjeçari, para incidentit në shtëpinë familjare, e ka hapur me dhunë dollapin në të cilin arma ishte ruajtur nga një anëtar i familjes që kishte leje të rregullt për mbajtjen dhe posedimin e armës”, njoftoi Drejtoria e Policisë së Zadarit.
Një banore e Sukošanit, Mirjana Kecman, tha se i njihte babanë dhe djalin.