Detaje nga ngjarja e rëndë: Si ndodhi sulmi fatal ndaj 65-vjeçares

News

Një incident me pasoja fatale ka ndodhur në zonën e Belshit në Shqipëri, ku një grua e moshuar ka ndërruar jetë pasi është sulmuar nga një qen.

Sipas informacioneve paraprake, 65-vjeçarja Emine Agolli, nga fshati Çërragë në qarkun e Elbasanit, është plagosur rëndë në gjymtyrët e poshtme si pasojë e kafshimit të qenit në pronësi të fqinjëve. Gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar, duke sjellë humbjen e jetës, raporton Euronews.al, transmeton Periskopi.

Autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po merren masa ndaj personit përgjegjës për mbajtjen e kafshës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *