13-vjeçarja shtatzënë pas abuz’imit, ja rrëfimi i trishtë i babait kosovar

news
Advertisement

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë në shkurt të këtij viti ku u abuzua seksualisht një 13-vjeçare nga qyteti i Vitisë.

Advertisement

Vajza e vogël e familjes, 13-vjeçare atëherë, e tani 14, është dhunuar seksualisht nga një person rreth të 20-tave. Por ky rast i rëndë është raportuar në polici para disa javësh.

Rasti është denoncuar më 20 shtator dhe e gjithë kjo ka ndodhur kur është zbuluar një fakt që e rëndon edhe më shumë ngjarjen, vajza e mitur tanimë është 8 muajshe shtatzënë.

Ka qenë pikërisht babai i të miturës ai që ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë, ku përpos halleve dhe shqetësimeve shëndetësore të njërës prej vajzave, u përball dhe me abuzimin e fëmijës së tij të tretë.

“Jam babai i 5 fëmijëve, sot ndihem shumë i vrarë shpirtërisht, pasi nuk munda të kuptoj se vajza ime mbeti shtatzënë e abuzimit, pasi njëra nga vajzat vuan nga problemet e sëmundjes së kancerit. Ne tash i kemi kryer dhe shtatzënia e vajzës po shkon mirë, mjekët nuk na kanë thënë asgjë. Vajza e tretë e ka kuptuar vajzën që ka mbetur shtatzënë. Jam ndjerë keq kur e mora vesh lajmin për vajzën. Ne e dimë se kush është pasi vajza na tregoi të dhënat dhe emrin e personit i cili ka abuzuar, ai është 20 vjeç dhe është jashtë kufijve. Policia ka bërë një kërkesë për abuzuesin, por ne po presim lindjen e fëmijës dhe të bëhet ADN- ja e fëmijës për të vërtetuar nëse ai është abuzuesi. Por ne si prindër do ta mbështesim vajzën dhe fëmijën do ta mbajmë, por kërkojmë drejtësi për ngjarjen si dhe kërkojmë të arrestohet abuzuesi.”, tha ai në emisionin “Me Zemër të Hapur”./Insajderi

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.