14 vjeçari me kancer, nëna: Shkruajini sa më shumë letra, t’ja largojmë mendjen nga sëmundja

news
Advertisement

Një nënë në Itali, i ka bërë thirrje të gjithë personave që ti shkruajnë letra djalit të saj, 14 vjeçar, i diagnostikuar me kancer.

Advertisement

Në këtë mënyrë, sipas saj, atij do ti largohet mendja nga sëmundja e rëndë dhe gjendja e tij shëndetësore.

“Lorenzo ishte një fëmijë energjik, luante basketboll, luante në bateri, bënte gjithçka. Për të ky është vërtet një moment i keq, ai ka shumë dhimbje, ai jeton gjithë ditën me këtë mendim. Më ndihmoni ta shpërqendroj, shkruajini atij letra, tregojini për botën, hapni dritaret për të”, shkruan ajo në postimin e saj. Apeli vjen nga Francesca Ferri, nëna e Lorenzo Bastelli, që jeton në Castel San Pietro Terme me familjen e saj.

Për pak ditë ai do të mbushë 14 vjeç dhe është regjistruar në shkollën e mesme shkencore, dega Malpighi të Bolonja, por nuk mund të shkojë në shkollë për shkak të pasojave të rënda të kancerit të kockave.

Lorenzo ka vite që ndjek shkollën në distancë. Në atë vetmi, thotë Françeska, dhimbja shtohet, sepse Lorenco nuk mund të mendojë asgjë tjetër. Kur je me dhimbje, e jeton plotësisht dhe gjendja e ankthit e përforcon më shumë”.

Dhe kështu për ta shpërqendruar atë, për ta mbajtur atë të zënë me diçka që i jep jetë, lumturi, shpresë edhe kur realiteti duket se nuk ia jep, Francesca vendosi të nisë një apel – rinisur nga Agito, Shoqata e Prindërve për Kancerin e Kockave – duke kërkuar ti shkruanin djalit të saj “një letër si dikur në kohërat e vjetra (i pëlqen të marrë letra, i mban të gjitha mënjanë dhe i lexon shpesh).

Do të doja që ai të kishte mundësi të komunikonte me sa më shumë njerëz,” tha ajo.

“Në fillim na dhanë 30% mbijetesë dhe ne nuk mund ta zhdukim këtë tumor,” tha ajo, raporton La Repubblica.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *