Advertisement
Një kamion ka derdhur më shumë se 150,000 domate në një autostradë në shtetin amerikan të Kalifornisë, duke shkaktuar trafik të rënduar dhe jo vetëm.
Advertisement
Domatet e shtypura në rrugë shkaktuan përplasjen e shtatë makinave dhe bllokuan pjesën më të madhe të autostradës ndërshtetërore të hënën. Tre persona u plagosën lehtë dhe një u katërt përfundoi në spital me këmbë të thyer nga aksidentet e shkaktuara.
Sipas mediave, një përplasje bëri që kamioni me domate të devijojë rrugën dhe të derdhë domatet përgjatë 200 metrave rrugë. Rruga u mbulua plot me domate të shtypura dhe ajo u hap pas 12 orësh bllokim.
Advertisement