Kurti me gjuhë të “ashpër” para zyrtarëve të BE’së në Tiranë: Hera e fundit që do të flas për masat, duhet te hiqen

News

Kreu i Qeverisë në detyrë, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në Samitin për Planin e Rritjes të mbajtur në Tiranë nën organizimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Kurti në tryezën, ku ishte e pranishme edhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos dhe Drejtori Drejtor i Përgjithshëm për Negociatat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Gert Jan Koopman, ka thënë se është hera e fundit që do të adresojë çështjen e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe sipas tij, ato duhet të hiqen.

“Kjo është hera e fundit që do të adresoj masat ndëshkuese të BE-së. Ato duhet të hiqen plotësisht dhe tërësisht, ashtu siç kërkoi vitin e kaluar ish-Përfaqësuesi i Lartë dhe ish-Zëvendëspresidenti i BE-së, Josep Borrell.”, ka thënë Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *