Si po tenton Kurti nepermjet LLadrovcit ta demtoj pdk-ne njejt sikur Ldk-ne nepermjet Vjosa Osmanit

News

Ramiz Lladrovci po ndjek pothuajse të njëjtën rrugë që ndoqi Vjosa Osmani më 2019: duke u paraqitur si “viktimë” brenda partisë, duke mbledhur të pakënaqurit dhe më pas duke u afruar me Albin Kurtin. Ashtu si Osmani, që e dëmtoi rëndë LDK-në para se t’i bashkohej Kurtit, edhe Lladrovci po përpiqet të shkëpusë një pjesë të elektoratit të PDK-së me idenë se ai përfaqëson “PDK-në e vërtetë”.

Edhe pse Memli Krasniqi dha dorëheqje pas kërkesave të tij, Lladrovci nuk u kthye në parti — sepse synimi i tij nuk është reforma, por pushteti. Takimet e tij të fundit me figura të lidhura me luftën (Bekim Jashari, Sylejman Selimi, Agim Çeku), të cilët rrallë ose kurrë nuk e kanë kritikuar Kurtin, tregojnë një afrimin të qartë me VV-në.

Skenari është i njohur: Lladrovci krijon listën e tij, merr vota të PDK-së, ndërsa ato në fund i shkojnë Albin Kurtit — njësoj si rasti “GUXO”. Përfiton Kurti, përfitojnë edhe ata që synojnë pozita, ndërsa PDK rrezikon të copëtohet.

Në fund, Lladrovci po luan të njëjtën lojë që luajti dikur Vjosa Osmani. Dhe Bedri Hamza duhet të shmangë gabimin që dikur bëri Isa Mustafa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *