Gazetari nga Tetova Imer Iljasi ka shpërthyer në dhimbje pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, duke i sulmuar të gjithë ata që e shanë dhe ofenduan Shpatin pas një incidenti në një darsëm verën e kaluar. Ai ka ngritur zërin për dyftyrësinë që paraqitet në opinionin tonë duke “ndjerë dhimbje” pasi dikush pëson tragjedi.
“Më pengon fakti se para disa muajsh të gjith e shanin dhe e ofendonin Shpatin pas incidentit që i ndodhi në një dasem ku thuhet se ishte rrahur nga dasmoret, ndërsa SOT të gjith ata janë të tronditur për vdekjen e tij…
Shpat pusho i qetë atje ku ti e meriton më së miri💔🥲Ngushellime familjarve, shokve dhe gjith Tetovarve😔” ka shkruar Iljasi në një status në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/share/p/1Jc4kfvuQb/?mibextid=wwXIfr