Në fotografinë e fundit në formë “selfie”, Vesa shfaqet më e plotë dhe me një shkëlqim të veçantë, karakteristik për gratë në “pritje të ëmbël”. Ndryshimet fizike janë të dukshme, pasi ajo ka shtuar disa kilogramë, gjë që është krejtësisht normale gjatë kësaj periudhe të veçantë.
Pavarësisht transformimeve natyrale, ajo vazhdon të duket e kuruar dhe e lumtur, duke reflektuar qetësi dhe emocion për kapitullin e ri që po e pret.
