“Tragjedia thellohet: Konfirmohet viktima e dytë në aksidentin fatal në autostradën ‘Ibrahim Rugova’”

News

Një tjetër grua ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të rëndë që ndodhi në Autostradën “Ibrahim Rugova”, përveç shoferes së veturës që u konfirmua më herët si viktimë.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla. Ai tha se viktima është transferuar nga spitali i Prizrenit në Qendrën Emergjente në Prishtinë, por fatkeqësisht ka mbërritur pa shenja jete.

“Është sjellë nga spitali i Prizrenit në Qendrën Emergjente pa shenja jete”, deklaroi Syla.

Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e aksidentit, ndërsa identitetet e viktimave dhe detaje të tjera pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të procedurave zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *